Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka nënshkruar kontratën me konsulencën për Masat Shoqëruese dhe Njësinë për Zbatim të Projektit, në vlerë prej 2. 99 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se Konsulenca për Masat Shoqëruese dhe Njësia për Implementim të Projektit përmban aktivitete për përmirësimin e performancës së përgjithshme të Kompanisë në çështjet financiare, institucionale, teknike dhe administrative.
Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, deklaroi se periudha për implementimin e këtij projekti është pesëvjeçar, ndërsa pritet të bëhet zgjidhja për Prishtinën, Fushë-Kosovën, Graqanicën dhe Obiliqin.
“Jam shumë i lumtur që pjesë e kontratës do të jetë një kompani gjermane dhe besoj që do ta realizojmë suksesshëm. Kjo kontratë është shumë dimensionale dhe ka të bëj me pjesën teknike, administrative dhe do të ndihmoj edhe në trajnimin e stafit”.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, tha se projekti i kombinuar mes kanalizimit dhe rrjetit të ujërave të ndotura po ec përpara.
“Jemi të kënaqur edhe bashkëpunimin që kemi me Bankën gjermane për zhvillim në Kosovë dhe më gëzon fakti që njësia implementuese e projektit do këtë përkrahjen ë duhur prej konsulencën ndërkombëtare”, tha ai.
“E kemi potencuar edhe më herët që projektet e ujërave të ndotura i kemi filluar në qytet tjera të Kosovës e tani në fund lamë kryeqytetin ndonse do ketë projektet tjera për qendra urbane por gjithë kjo përvojë do ndihmojë që ta bëjmë më të mirën e mundshme për qytetarët.”
Premtim Islami, përfaqësues i bankës gjermane në Kosovë, uroi menaxhmentin e KRU-së për këtë marrëveshje.
“Kjo kontratë është në punë ku është punuar që dy vite dhe kemi menaxhuar që me mbërri në këtë pikë tashmë kjo konsulencë do ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve brenda ujësjellësit ditë e rëndësishme me dy konsulenca ndërkombëtarë që mund të përfitoj edhe nga ngritja e kapaciteteve e edhe nga infrastruktura”.
E një prej përfaqësuesve gjerman deklaroi se do përpiqen që ta ndihmojnë kompaninë rajonale të ujësjellësit me ekspert të huaj ndërkombëtar nga Evropa dhe u shpreh i bindur se do të kalojnë mirë në përmisimin e situatës brenda kompanisë.
“Ne jemi të bindur se me bashkëpunimin tuaj do ti arrijmë qëllimet e projektit, faleminderit shumë për besimin tuaj në kompaninë tonë dhe shpresojmë se do të kemi një rrugëtim interesant.”