Ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka njoftuar se bazuar në kontrolle ditore bazike dhe periodike uji i pijshëm është i sigurt 100% për konsum njerëzor.
Ujësjellësi i kryeqytetit thekson në një kumtesë se cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën A dhe C në udhëzimin administrativ për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu, thuhet në komunikatën për media.
Numri i mostrave të ujit për pije për analizën fiziko – kimike në gjashtë muajt e ardhshëm supozohet të jetë afro 6.850.
“Me monitoring të shpejtë, bazik dhe vijues çdo ditë do të bëhet mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet nga fabrikat e ujit në Albanik ,Badovc dhe Shkabaj (Ibër-Lepenc) nga objektet prodhuese Kastriot dhe Kroni, pastaj monitorimi javor i ujit që prodhohet në objektet prodhuese Shtime, Lipjan, Drenas dhe Podujevë si dhe analiza e ujit në tre rezervuarët në qytet”, thuhet në njoftim.