Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.
Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.
Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor kërkohet nga ju që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.
Masat lehtësuese për të ju shmangur procedurave përmbarimore përfshijnë sektorin e AMVISERISË dhe BIZNESEVE.
• Amvisërisa / Paguaj vetëm 10% të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 36 muaj.
• Bizneset / Paguaj vetëm 20% të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 24 muaj.