Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit është duke vazhduar me intensitet të lartë në qytete e fshatra, por me theks të veçantë në Prishtinë.
Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Ky aksion ka filluar në janar 2018 dhe si i tillë do të vazhdojë deri në dhjetor 2018.
KRU “Prishtina” falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton secilin prej tyre që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund tu shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes.
Në fund, kompania fton konsumatorët që t’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet.