KRU “Gjakova” ka njoftuar se ka hapur piken e inkasimit në fshatin Ponoshec, për konsumatorët e Rekës së Keqe.
Sipas njoftimit kjo është bërë më qëllim të lehtësimit të pagesës nga qytetarët.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen të gjithë konsumatorët e Rekës së Keqe, se me qëllim të realizimit të inkasimit dhe lehtësirave për ju që KRU “Gjakova” po mundohet të ju ofron, ne kemi hapur para disa muajve piken për inkasim /portoarkën, në fshatin Ponoshec.
Andaj i lusim të gjithë konsumatorët e fshatrave për rreth që pagesat për shfrytëzimin e ujit të pijes ti realizojnë në ketë pikë të inkasimit, e cila është e hapur çdo ditë pune (e Hënë – Premte) nga ora08:00 deri 16:00.