KRUP njofton për reduktime të ujit në Prishtinë dhe Graçanicë

Prishtinë | 25 Kor 2022 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të temperaturave të larta dhe shpenzimit enorm të ujit të pijshëm janë të detyruar të fillojnë me reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të shërbimit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky orar ndryshon varësisht prej kushteve atmosferike dhe vetëdijesimit për përdorim të drejt të ujit të pijshëm.

Orari i reduktimeve për fshatrat në gypin magjistral Albanik-Prishtinë.

Nga ora 18:00-06:00 reduktohet furnizimi me ujë të pijshëm për këto fshjatra: Majac, Bajgorë, Humollët, Lupç, Lagjja e Re, Sallabajë, Shakovicë, Lluzhan, Godishnjak, Barilevë, Prugovc, Lebanë, Drenoc, Besia, Vranidoll, Gërvallë, Kikaj, Kelan, Verbovc, Kozaricë, Pirevët, Bardhosh, Milevc, Batllavë 1 dhe 2, Bellopojë 1 dhe 2, Tërrnavë , Halabak dhe fshati Penuh.

Orari i reduktimeve për Komunën e Graçanicës.

Nga ora 23:00-05:00 reduktohet furnizimi me ujë për Graçanicën, Sushica, LlapnaSella dhe Preoci.
Nga ora 18:00-22:00 reduktohet furnizimi me ujë për LLapnasella, Preoc, Bizneset në magjistralen Prishtinë-Lipjan në mënyrë që t’u mundësohet furnizimi me ujë për konsumatorët e fshatit Sushicë dhe Badoc.

Orari i reduktimeve për Komunën e Prishtinës.

Nga ora 16:00-22:00 reduktohet furnizimi me ujë për lagjen Nic, Qershia, Çagllavica, Qëndresa, Marigona 2, Rezonanca-Janina.
Nga ora 22:00-07:00 reduktohet furnizimi me ujë për fshatin Hajvali gypi 160 mm.

Të ngjashme