Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shpallur fajtore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për akuzën e shpifjes ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjykata i ka kërkuar të pandehurës që, krahas përgënjeshtrimit të shpifjeve që ka bërë ndaj Veliajt, të paguajë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.
Veliaj e kishte paditur Tabakun për shpifje, lidhur me deklaratat që ish-deputetja demokrate kishte bërë nga selia e PD-së lidhur me çështjen e Unazës së Re. Sipas Gjykatës së Tiranës, shpifja e Jorida Tabakut është kryer gjatë një konference shtypi, ku ajo kish deklaruar se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale. Për këtë deklaratë Tabaku i gjet fajtore me akuzën e shpifjes dhe duhet ta përgënjeshtrojë atë.
Më herët, kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se të gjitha paratë e fituara nga gjyqet për shpifje ndaj ish-deputetëve të PD, shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.
Veliaj ka dhuruar për kompjutera për shkollat e Tiranës edhe demshpërblimet e gjyqeve të fituara për shpifje ndaj ish-deputetes së PD, Albana Vokshi dhe ish-këshilltarit të PD-së, Akil Kraja.