Një delegacion austriak i kryesuar nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku u prit nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca, raporton Ekonomia Online.
Delegacioni do të qëndrojë sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Kosovë.
Takimi bilateral do të mbahet në hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në këtë takim po marrin pjesë edhe Ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe Ministri për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka.
Konferenca e përbashkët për medie do të mbahet në aeroport, në orën 17:00.