Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën do ta pres në zyrën e tij ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, takimi do të nis në ora 13:45.
Vizita e kryediplomatit austriak vjen një ditës pas vizitës të cilën e kishte në Beograd.
Temë qendrore në Beograd ishte dialogu Kosovë-Serbi, ngjashëm pritet të jetë edhe në Prishtinë.