Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, është takuar me homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Mal të Zi.
Wadephul tha se ka përgëzuar Hoxhën për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa garantoi për mbështetjen e Gjermanisë për këto ambicie të Shqipërisë.
“Në takimin e sotëm të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, përgëzova kolegun tim Ferit Hoxha për përparimin që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në BE. U dakorduam se: vijimi i zbatimit me përkushtim i agjendës ambicioze të reformave të Shqipërisë është kyç – dhe gëzon mbështetjen e plotë të Gjermanisë”.