Kryediplomati gjerman thotë se OBSH-ja duhet të financohet

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka reaguar ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të pezulluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kryediplomati gjerman me rastin e shpërndarjes së raportit të një televizioni gjerman të lajmeve në Twitter për njoftimin e Trumpit shkroi se virusi nuk ka kufij.

” Ne duhet të bashkëpunojmë fort kundër Covid 19. Është një nga investimet më të mira për forcimin e KB, dhe OBSH e nënfinancuar, për shembull në zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave”, shkruan ai.

Të ngjashme