Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Péter Szijjártó, po qëndron sot në Kosovë.
Ai ka pasur takime me krerë të lartë institucionalë në vend, raporton Ekonomia Online.
Gjatë takimit që pati me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacolli, ministri hungarez u pyet nga gazetarët në lidhje me kërkesën për azil të ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski.
Ministri hungarez tha se kjo është çështje ligjore dhe jo politike.
“Kjo është çështje ligjore dhe jo politike, autoritetet tona relevante të emigracionit do të merren me procedurat bazuar në ligjet ndërkombëtare dhe do ta shohim përfundimin”, tha ai.