Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Xavier Bettel, me të nisur konferenca për media me homologen e tij kosovare Donika Gërvalla, i ka kërkuar falje protokollit të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës.
Arsyeja e kësaj ishte se ky kishte dalur më herët nga takimi për t’i provuar byrekët e shijshëm të cilët bëhen në Prishtinë.
Ai i shqiptoi ato në gjuhën shqipe, ndërkohë që dha edhe një shpjegim në gjuhën angleze për përmbajtjen e tyre me mish dhe djathë.
“Që kur kam arritur, kam dashur të dalë nga takimet më herët, sepse doja të provoja byrek në rrugën kryesore. Kam provuar një me djathë dhe një me mish. Gjithashtu kam biseduar me njerëzit dhe kam bërë fotografi”, tha ai në konferencën për media.