Kryediplomati kroat: Serbia s’mund të hyjë në BE me idenë serbomadhe

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 23:30 | Nga

Ministri kroat për Punë të Jashtme, Miro Kovaç, i ka thënë Beogradit zyrtar se “nuk është liruar nga virusi agresiv serbomadh dhe të sistemit komunist dhe deri sa të mos e bëjë këtë, Serbia nuk do të mund të hyjë në Bashkimin Evropian”.

“Nga dita në ditë opinioni kroat po bombardohet me shitje mendjeje të përfaqësuesve të pushtetit serb të cilët ende nuk janë liruar nga virusi agresiv serbomadh dhe të sistemit komunist jugosllav”, ka shkruar Kovaç në facebook, raporton Jutarnji list.

Ai ka shtuar se nuk ka ditë që të mos paraqiten “ata të pushteti serb të cilët në vitet e 90-ta të shekullit të shkuar kanë qenë pjesë e pushtetit ose pjesë e partive në pushtet kur nga Beogradi filluan luftërat kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës e Kosovës, luftërat pushtuese të cilat Beogradi i humbi me radhë”.

Dhe në vend se të përballet me përgjegjësinë e vet për fillimin e luftërave, për qindra mijëra viktima dhe shkatërrime jetësh, Serbia zyrtare qëllimisht përhap ndjenja hakmarrëse, nxit popullin serb kundër popujve të tjerë dhe pengon vendosjen afatgjate të bashkëpunimit të mirë fqinjësor në frymën evropiane’ thekson ndër të tjera Kovaç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme