Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur për vizitë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe L.T. Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, raporton Ekonomia Online.
Takimi është mbajtur në ndërtesën e qeverisë. Fillimisht ministri është pritur edhe nga homologia kosovare, Donika Gërvalla.