Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është ftuar nga Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken për të marrë pjesë në “Summit of the Americas” që do të mbahet në Los Angeles të ShBA-ve.
Shefi i Stafit të Gërvallës, Sharr Jakupi, ka publikuar ftesën e Blinken për kryediplomaten kosovare.
Ai ka shkruar se është hera e parë që Kosovës përfaqësohet në këtë samit ndërkaq, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetërorë.
“Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së. Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit. Në marxhinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvilloi takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdoj lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar ai.