Kryeinfektologu amerikan: Coronavirusi mund të bëhet sëmundje sezonale

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Dr.Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Shtetet e Bashkuara, ka paralajmëruar se coronavirusi mund të shndërrohet në sëmundje sezonale, duke e theksuar nevojën urgjente për gjetjen e një vaksine dhe trajtimeve efektive.

Ai tha për televizionin CBS se edhe kur virusi të vendoset nën kontroll, bota ende duhet të jetë e përgatitur për kthimin e tij. “Derisa nuk e vendosim nën kontroll në nivel global, ka gjasa të mira që virusi të marrë një natyrë sezonale”, tha Fauci.

Kryeinfektologu gjithashtu pranoi se qeveria amerikane ende nuk ka arritur ta marrë kontrollin e përhapjes. “Po përpiqemi ta vëmë nën kontroll dhe ky është problemi që e kemi në dorë tash për tash”, tha ai.

Ai u bëri thirrje amerikanëve që të vazhdojnë t’i respektojnë rregullat e distancimit social që të parandalohet përhapja më e madhe, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Shtetet e Bashkuara aktualisht janë në vendin e parë në botë sa i përket numrit të të infektuarve me mbi 337 mijë të prekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme