Kryeipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festes se Fitër Bajramit.
Ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Kryeipeshkvi u prit nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Ai deklaroi se shqiptarët këtë muaj kanë pasur edhe Pashkë, edhe Bajram, dhe së bashku duhet të jetojnë në mirëkuptim e unitet.
“Jam i kënaqur që jam këtu për të uruar kryemyftiun Tërnava për t’i uruar festën e Bajramit e së bashku edhe të gjithë besimtarëve të besimit islam. Këtë muaj kemi agjëruar të gjithë sepse kemi pasur edhe festën e Pashkëve, edhe festën e Bajramit kështu që besoj të gjithë populli është me uratë, me lutje dhe me agjërim dhe të kemi mundësi të jetojmë në paqe, dashuri, mirëkuptim, në pajtim, në falje dhe në unitet siç ka thënë myftiu Tërnava në fjalën e tij të Bajramit”, deklaroi Gjergji.