Kryekuvendari Basha uron fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë | 01 Sht 2025 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka uruar fillimin e viti të ri shkollor.

Në urim thuhet se 1 Shtatori shënon një ditë të veçantë, sepse është dita kur shkollat hapin dyert për brezat e rinj, të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen.

“Shkolla nuk është vetëm vendi i dijes, por edhe hapësira ku mësohen vlerat, ku forcohet karakteri, ku kultivohet dashuria për atdheun dhe ku formohen qytetarët e përgjegjshëm të së ardhmes. Mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët, që me përkushtim e dashuri udhëheqin fëmijët tanë drejt diturisë dhe që me shembullin e tyre ndriçojnë rrugën e brezave të rinj”, thuhet tutje në urim.

“Urime të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve për një vit shkollor të mbushur me suksese, frymëzim dhe arritje të reja!”.

Të ngjashme