Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim drejtoreshën e NDI-së (National Democratic Institute) për Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg.
Ambasadorja Soderberg, pasi e ka uruar kryekuvendarin Konjufca për detyrën, ka konfirmuar përkushtimin e NDI-së për bashkëpunim dhe vazhdim të projekteve me interes për vendin.
Kryekuvendari Konjufca vlerësoi kontributin e deritashëm të NDI-së në ndërtimin e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.