Kryekuvendari Konjufca uron besimtarët ortodoks për Pashkët

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e Festës së Pashkëve, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar besimtarët ortodoks.

Ai me këtë rast ka uruar që humanizmi, paqja, toleranca dhe besimi i ndërsjellë, si virtyte dhe vlera shoqërore, të jenë lajtmotiv mbizotërues.

“Uroj që Festa e Pashkëve ortodoks, kjo ditë e shenjtë, e cila në vetvete përmban ripërtëritjen e besimit tek ringjallja, të sjellë shëndet, mirësi e gëzim dhe të ringjallë në zemrat tuaja lumturi e dashuri për njëri-tjetrin. Po ashtu solidariteti, humanizmi, paqja, toleranca dhe besimi i ndërsjellë, si virtyte dhe vlera shoqërore, të jenë lajtmotiv mbizotërues mes nesh. Gëzuar për shumë mote Pashkët ortodokse”, thuhet në urimin e kryekuvendarit Konjufca.​

Të ngjashme