Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, akuzohet se i ka dhënë mbi 16 milionë dollarë të dashurës së tij modele. Sipas “The New York times”, kryeministri dhe modelja janë takuar në një resort luksoz në Seychelles dhe më pas ka nisur romanca e tyre.
Hariri i kaloi asaj pas disa takimeve, plot 15.3 mln dollarë dhe më vonë, edhe një milion të tjera. Këto para kanë kaluar kur ai nuk ishte kryeministër.
Nga hetimet rezulton gjithashtu që paratë të mos jenë përtuar nga buxheti i shtetit, pasi ai i ka trashëguar ato nga babai i tij, Rac Hariri, që u vra në vitin 2005.
Candice van der Merwe ka hedhur në gjyq autoritetet e Afrikës së Jugut, pasi gjatë hetimeve kanë bllokuar paratë e marra nga Hariri, duke pretenduar se i kanë hequr të drejtën të bëjë biznes dhe të fitojë nga të ardhurat e saj.
Ajo kërkon 65 milionë dollarë nga autoritetet afrikano-jugore, pasi gjithashtu e kanë privuar atë nga jeta e saj luksoze, duke i bllokuar pasuritë.