Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian.
Armenia shpreson se do ta arrijë një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin në muajt në vijim dhe të themelojë marrëdhënie diplomatike me Bakun, tha kryeministri armen Nikol Pashinian të enjten.
Duke folur në një forum në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, Pashinian tha se Armenia, po ashtu, shpreson ta hapë kufirin me Turqinë, aleatin e ngushtë të Azerbajxhanit, për qytetarët e vendeve të treta.
Ai i bëri këto komente në një kohë përpjekjesh për ta arritur paqen në Kaukazin e dhunshëm Jugor, pasi Azerbajxhani e mori nën kontroll rajonin e kontestuar Nagorno-Karabak, i cili ndërkombëtarisht njihet si territor i Azerbajxhanit, por ishte udhëhequr prej viteve ’90 nga armenët etnikë.