Kryeministri britanik Boris Johnson infektohet me Coronavirus

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, thonë nga Downing Street.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, simptomat e tij janë të buta dhe do të vazhdojë të udhëheqë qeverinë për të luftuar virusin në vend, ka thënë një zëdhënës.

Ndryshe, në Britani të Madhe, deri tani janë konfirmuar 11 mijë raste të coronavirusit, ndërsa 580 persona kanë ndërruar jetë.

Ditë më parë është raportuar se Prince Charles është diagnostikuar poashtu nga virusi, ndërsa Mbretëresha Elizabetë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Të ngjashme