Kryeministri bullgar për shkak të zisë mungon në Durrës

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 12:42 | Nga

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, ka anuluar vizitën e tij në takimin informal që po mbahet në Durrës mes Kryeministrave të Ballkanit.

Mësohet se shefi i qeverisë bullgare nuk do të marrë pjesë në takim për shkak të zisë kombëtare në nder të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik. Dy ditë më parë, 16 persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën kur një autobus doli nga rruga dhe u rrëzua për shkak të motit të keq, rikujton tvklan.al. Viktimat që udhëtonin me autobus ishin turistë.

Aksidenti tragjik ndodhi në një autostradë pranë kryeqytetit bullgar, Sofia. Sipas autoriteteve, autobusi humbi kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë dhe përplasi dy makina, përpara se të përmbysej. Sot është shpallur ditë zie kombëtare në Bullgari. Për këtë arsye, kryeministri bullgar ka anuluar pjesëmarrjen në takimin informal në Durrës të Kryeministrave të rajonit, ku diskutohet për “integrimin e ekonomisë rajonale”. Në këtë takim merr pjesë edhe eurokomisioneri Johannes Hahn.

Të ngjashme