Kryeministri çek, Andrej Babis, i njohur për qëndrimet e tij kundër emigrantëve, u shpreh se mbështet idenë e zbatimit të një ”plani gjithëpërfshirës veprimi” për të frenuar emigrantët e paligjshëm, një ditë para vizitës së tij në Itali dhe Maltë.
“Nëse Italia dhe Malta nuk i mirëpresin emigrantët e paligjshëm, është pikërisht Spanja që i strehon ata. Në këtë mënyrë ne i përcjellim një mesazh emigrantëve se është e mundur të shkohet në Evropë, nga Maroku nëpërmjet Spanjës. Ky korridor duhet të bllokohet, në të kundërt nuk do të frenojmë dot fluksin migrator”, pohoi Babis, shkruan atsh.
“Unë jam gati të bisedoj me liderët evropianë dhe të marrë pjesë në zbatimin e një plani gjithëpërfshirës veprimi”, shtoi Babis.