Kandidati për KM, Fatmir Limaj, tha se një kandidat që pretendon të drejtojë qeverinë e ardhshme por nuk e bën të qartë pozicionin e vet për dialogun, vizat, taksën, është i pasinqertë dhe ka frikë nga votuesit e vet. Ai tha se me një kryeministër të tilëë do të kemi një qeveri me telashe.
“Neve na duhet një qeveri reformatore, me një KM që nuk e mendon a do t’i humbë zgjedhjet pas 4 vitesh, por mendon vetëm t’ realizojë objektivat”, tha Limaj.
Limaj tha se Parlamenti është treguar i pasinqertë. “78 deputetë kanë rrejtë, duke folur ndryshe e votuar ndryshe për Gjykatës Speciale. Në kushte normale deputetë të tillë nuk do duhej të merrnin asnjë votë në këto zgjedhje”.
Kandidati për KM, Fatmir Limaj, tha se zotohet publikisht për përmbylljen e çështjeve të rëndësishme për Kosovën. “Çdo gjë që unë e them publikisht kolegët e mi kandidat e dinë mirë se çdo gjë që flas është përkushtim i imi.
Unë jam i gatshëm ti zgjas dorën atij që fiton garën dhe do të jem i gatshëm për ti shërbyer nëse i duhen shërbimet tona për tema nacionale qoftë edhe prej pozicionit të opozitës”, tha Limaj.
“uk dua votë për të bllokuar procese, as për të rrahur gjoks për vete, ne do të përmbyllim çështjen me Serbinë dhe atë duke ndërtuar fqinjësi të mirë dhe njohja e njëri-tjetrit”.