Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2019 të premten, për përpjekjet e tij paqësore me Eritrea.
Atij iu dha çmimi për përpjekjet e tij për “arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, shkruajnë mediat e huaja.
Një marrëveshje paqeje, e nënshkruar vitin e kaluar, i dha fund ngërçit ushtarak gati 20-vjeçar me Eritrean pas luftës kufitare 1998-2000.
Ndryshe, Etiopia dhe Eritrea, që bënë një luftë kufitare nga 1998 deri në 2000, rivendosën marrëdhëniet në korrik 2018 pas viteve të armiqësisë.
Ai u emërua si fituesi i çmimit të 100-të Nobel për Paqen në Oslo.
Gjithsej 301 kandidatë ishin nominuar për çmimin prestigjioz, përfshirë 223 individë dhe 78 organizata.
Çmimi, me vlerë prej rreth 900,000 dollarë, do t’i jepet në Oslo në 10 dhjetor.
Kishte spekulime të mëdha se kush do ta fitonte çmimin.
Sipas rregullave të Fondacionit Nobel, listat e shkurtra të nominimit nuk lejohen të publikohen për 50 vjet. /Telegrafi/