Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, ka anuluar vizitën e tij në Izrael e cila planifikohej në fund të muajit maj.
Në një deklaratë me shkrim nga Kryeministria e Francës është dhënë informacion në lidhje me vizitën e Philippe në Izrael, e cila planifikohej të realizohej më 31 maj-1 qershor.
“Për shkak të intensitetit të punimeve të qeverisë në ditët e ardhshme kryeministri Philippe ka anuluar vizitën në Izrael”, thuhet në deklaratë.
Qeveria franceze kishte reaguar ndaj vendimit për zhvendosje të ambasadës së SHBA-ve nga Tel Aviv në Kuds, ndërsa kishte deklaruar se vendimi ka prishur shpresat për zgjidhjen me dy shtete në rajon.
“SHBA-të me këtë vendim ka shkelur vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe ka vepruar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, kishte thënë ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.