Kryeministri francez Edouard Philippe jep dorëheqje

| 03 Kor 2020 | 10:05 | Nga

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, e ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek Presidenti Emmanuel Macron sot (03.07.2020) në mëngjes.

Sipas Euronews, dorëheqja e tij është pranuar, transmeton Klan Kosova.

“Edouard Philippe sot ka dorëzuar dorëheqjen e qeverisë tek Presidenti i Republikës, i cili e pranoi atë. Ai së bashku me anëtarët e qeverisë do të sigurojë trajtimin e punëve aktuale deri në emërimin e qeverisë së re”, ka bërë të ditur Presidenca në një njoftim për media.

Të ngjashme