Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj dhe komisioneri Zannier, biseduan për temat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal, integrimin në shoqëri dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve, përmes edukimit dhe rritjes së mirëqenies sociale.
Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova ka bërë hapa konkret dhe të qëndrueshëm në promovimin dhe avancimin e të drejtave të të gjitha minoriteteve, dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.
Komisioneri i Lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier, vlerësoi dinamikën qeverisëse të kryeministrit Haradinaj në avancimin e proceseve të përgjithshme në Kosovë, veçanërisht me mirëintegrimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë.