Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Sahit Vokshin dhe Ibrahim Amaneric, bashkëpronarë të “Air Energy”, firmë turko-kosovare, që ka bërë investime në prodhimin e energjisë alternative në Kikë të Kamenicës.
Kryeministri Haradinaj e përgëzoi Vokshin për të arriturat e deritashme, duke u zotuar se Qeveria që e drejton ai do t’u qëndrojë afër investitorëve vendor dhe të huaj, duke krijuar një ambient sa më të volitshëm për të bërit biznes.
Vokshi e informoi kryeministrin e vendit se pos investimit aktual me rreth 50 milionë euro, janë duke planifikuar investime edhe në dy pika të reja të energjisë me erë, prej 33 MW, që do të nisin prodhimin në muajin maj të vitit 2018.