Kryeministri holandez në largim, ka shumë gjasa të bëhet sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s

Prishtinë | 18 Qer 2024 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Sipas raporteve, kryeministri holandez në largim Mark Rutte do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-së.

Gazeta holandeze e lajmeve NOS citoi burime që kanë thënë se zoti Rutte do të zëvendësojë Jens Stoltenberg kur ky i fundit të japë dorëheqjen në tetor, shkruan Sky News.

Stoltenberg mbështeti 57-vjeçarin, duke thënë se ai ishte një “kandidat shumë i fortë” për këtë detyrë.

SHBA, Britania e Madhe, Franca, Sllovakia, Hungaria dhe Gjermania kanë mbështetur publikisht zotin Rutte si pasardhësin e Stoltenberg.

Rumania nuk i ka dhënë ende dritën jeshile.

NATO i merr vendimet me konsensus, kështu që çdo kandidat ka nevojë për mbështetjen e të 32 aleatëve.

Të ngjashme