Kryeministri holandez Mark Rutte, respektoi kufizimet e COVID-19 duke mos e vizituar as nënën e tij për plot 8 javë, deri në ditën e fundit të jetës.
Kryeministri holandez Mark Rutte nuk ishte në gjendje të vizitonte nënën e tij në javët e fundit para vdekjes së saj për shkak të kufizimeve të koronavirusit, por ai qëndroi me të natën e saj të fundit, tha të martën zëdhënësi i kryeministrit për CNN.
Të hënën, Rutte njoftoi se nëna e tij, 96-vjeçarja Mieke Rutte-Dilling, kishte ndërruar jetë në 13 maj.
Ajo nuk vdiq nga Covid-19.
Në një deklaratë të lëshuar të hënën, Rutte tha: “Përveç trishtimit të madh dhe të gjitha kujtimeve të dashura, familja ime dhe unë gjithashtu kemi një ndjenjë mirënjohjeje që neve na lejohej ta linim atë me vete për kaq gjatë. Tani kemi thënë lamtumirë e saj në një rreth familjar dhe shpresoj të jetë në gjendje të merret me këtë humbje të madhe në paqe në të ardhmen e afërt”.
Ai zbatoi të gjitha masat e kufizimit të koronavirusit dhe nuk e vizitoi nënën e tij për më shumë se 8 javë, tha të martën zëdhënësi i kryeministrit.
“Sidoqoftë, masat e kufizimit lënë hapësirë për t’i thënë lamtumirën një anëtari të familjes që po vdes gjatë fazës së fundit. Kryeministri qëndroi me nënën e tij gjatë natës së saj të fundit”, përfundoi ai.