Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, me të arritur në Samitin e Procesit të Berlinit është deklaruar lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Në një prononcim të shkurtër për media, Rutte ka thënë se pret që situata të shtensionohet.
Ai ka theksuar se të hënën ka mundësi të flas me kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë për këtë çështje.
“Tensionet në veriun e Kosovës, natyrisht kërkojmë shumë që të shtensionohet situata. Kemi folur më parë me presidentin Vuçiq. Sot kam mundësi të flas me kryeministren e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës. Shpresojmë që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet”, ka thënë ai pasi u prit nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.