Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Hoti thotë se nuk ka shenja apo simptoma përveç një kolle shumë të lehtë.
Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës njoftoi se për dy javët e ardhme do të jetë në izolim, ndërsa obligimet shtetërore do t’i kryejë nga shtëpia.