Kryeministri Hoti diskuton me drejtuesit e OEK dhe OEAK përkrahjen për sektorin privat

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti takoi sot kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka për të diskutuar lidhur me programin e rimëkëmbjes ekonomike.

Kryeministri Hoti njoftoi drejtuesit e dy odave ekonomike lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës me qëllim të zbatimit të masave nga Pakoja Emergjente Fiskale si dhe përgatitjet për zbatimin e masave tashmë të aprovuara nga Pakoja e Rimëkëmbjes.

Gjatë takimit u diskutua edhe lidhur me sfidat me të cilat po ballafaqohet sektori privat në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë si dhe nevojën e dinamizimit të komunikimit dhe bashkërendimit të veprimeve me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale në të cilën ndodhet sektori privat dhe ekonomia e vendit.

Të ngjashme