Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar kthimin në Prishtinë, pas zhvillimeve të djeshme, kur Zyra e Prokurorit Special zbuloi se ka dorëzuar aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën”, ka shkruar Hoti.
“E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, ka shtuar shefi i Qeverisë.