Kryeministri Hoti në Gjilan: Fokusi kryesor i zhvillimit ekonomik janë bizneset

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Hoti vizitoi industrinë e mishit “Calabria”. Ai falënderoi pronarin për mikpritje dhe shikoi nga afër punën e kësaj industrie.

“Më vjen mirë që ka kompani me integritet, profesionalizëm të lartë dhe përvojë 30 vjeçare.


Ekonomia e vendit ka filluar të stabilizohet sepse kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i ndihmuar bizneset dhe pjesa e dytë e zbatimit të pakos së rimëkëmbjes do të sjellë normalitet në shoqërinë tonë.


Politikat tona për ekonomi janë të qarta dhe fokusi kryesor i zhvillimit ekonomik janë bizneset”, tha Kryeministri Hoti.

Ai nënvizoi se, vetëm me një sektor privat të fuqishëm mund ta bëjmë vendin tonë pjesë të një zone ekonomike që do të bëhet së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian. 

Të ngjashme