Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është detyruar që të anuloj udhëtimin e tij drejt Washingtonit, pasi Prokuroria Speciale e Hagës ka ngritur aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ndaj kreut të PDK’së, Kadri Veselit.
Hoti ka treguar se pas vizitës në Bruksel do të kthehet në Prishtinë për t’u marrë me situatën në vend të krijuar pas aktakuzave.
Përmes një njoftimi në twitter, Hoti ka garantuar se Kosova do të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare, siç është krijimi i Gjykatës Speciale.
“Vetëm përmes dialogut që qon në njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, ne mund t’i zgjidhim çështjet e pazgjidhura me Serbinë. Qeveria ime nuk i komenton çështje që lidhen me Dhomat e Specializuara. Kosova do të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare!”, ka shkruar Hoti.