Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim delegacionin nga ShBA, ku është diskutuar për finalizimin e marrëveshjeve të 4 shtatorit, raporton Ekonomia Online
Në këtë takim po ashtu pritet të finalizohet edhe një marrëveshje tjetër.
Përveç Richard Grenell, dhe ambasadorit Kosnett, pjesë e delegacionit amerikan është edhe kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë, ku pritet të zhvillojnë takime me krerët e institucioneve.