Kryeministri i emëruar i Libanit jep dorëheqje mes “ngërçit” politik rreth formimit të qeverisë

Prishtinë | 26 Sht 2020 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i emëruar i Libanit, Mustapha Adib, dha dorëheqje të shtunën mes një ‘ngërçi’ politik mbi formimin e qeverisë, duke iu dhënë një goditje përpjekjeve të presidentit francez, Emmanuel Macron, për rregullimin e një bllokimi të rrezikshëm në vendin e goditur nga kriza.

Sipas medieve të huaja, njoftimi vjen gati një muaj pasi Adib u emërua në këtë detyrë dhe pas një takimi me presidentin libanez Michel Aoun.

Presidenti francez iu ka bërë presion politikanëve libanezë për të formuar një kabinet qeveritar nga specialistë të pavarur që mund të punojnë në miratimin e reformave urgjente për të nxjerrë Libanin nga një krizë ekonomike dhe financiare e përkeqësuar edhe më tej nga shpërthimi i 4 gushtit në portin e Bejrutit.

Ndërkohë, këto përpjekje nga Adib njëherësh i mbështetur nga Franca, kanë lansuar pengesa të shumta, kjo pasi grupet kryesore Shiite të vendit, Hezbollah dhe Amal, këmëngulën në mbajtjen e Ministrisë së Financave.

Të dyja grupet këmbëngulën gjithashtu për emërimin e ministrave Shiitë në kabinetin e ri qeveritar dhe kundërshtuan mënyrën me të cilën Adib po e formonte qeverinë.

Të ngjashme