Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel tha se është i martuar me një mashkull dhe se nëse do të kishte jetuar në ndonjë vend tjetër, jashtë Luksemburgut për këtë gjë do mund të ishte dënuar me vdekje.
“Unë jam pjesë e një gjenerate që asnjëherë nuk kam jetuar në luftë. Unë kam lindur në vitin 1973 dhe kam lindur në një shtet ku kemi një projekt për të jetuar në paqe”.
“Gjyshi im është çifut. Unë jam gay dhe jam i martuar me një mashkull. Nëse do të jetoja në një shtet tjetër unë do të isha dënuar me vdekje. Por tani qëndrojë para jush dhe flas për këto vlera, për vlerat e paqes”, ka thënë ai.