Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar tre këshilltarë të tij politikë.
Kështu kanë bërë me dije në një komunikatë për medie.
Të emëruarit gjatë kësaj jave janë:
Znj. Fëllanza Podrimaj, këshilltare politike.
Z. Jeton Zulfaj, këshilltar politik.
Znj. Shenaj Shala, këshilltare politike/Shefe e Protokollit.
Të tre ishin pjesë e kabinetit të Kryeministrit gjatë Qeverisë Kurti I, dhe do të vazhdojnë të punojnë pranë Kryeministrit Kurti në mandatin e ri.