Kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev, do të mbërrijë sot për një vizitë në Beograd ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit serb, homologen e tij, Ana Brnabiq, e kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic.
Por para kësaj vizite, Medvedev në një intervistë për mediumin serb “Vercernje Novosti”, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Kosovës, dhe në mënyrë indirekte ka përmendur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, duke iu referuar si ‘ultranacionalistë’.
Ai ka thënë se po e vëzhgojnë situatën në Prishtinë, sidomos tani pas zhvillimeve të reja politike.
“Qasja jonë ka mbetur e njëjtë. Në të njëjtën kohë ne jemi të detyruar që të vëzhgojmë proceset aktuale që po zhvillohen në Prishtinë dhe presionin që po bëhet nga atje, aq më tepër kur tani po vijnë në pushtet ultra-nacionalistët”, ka thënë Medvedev.Ai tutje ka thënë se Rusia respekton integritetin territorial të Serbisë, dhe ka thënë se shteti i tij është kundër lëvizjeve të një anshme në rajonin e Ballkanit.