Kryeministri i Sudanit i shpëton atentatit

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, i ka mbijetuar një atentati në orët e hershme të së hënës në kryeqytetin e vendit, Khartoum. Lajmin e bëri të ditur televizioni shtetëror.

Hamdok, i cili ishte caktuar si shef i qeverisë kalimtare pas rrëzimit të presidentit Omar al-Bashir, ndodhet në gjendje të mirë dhe është dërguar në një zonë të sigurtë, raportuan mediet shtetërore.

Sulmi ndaj tij ndodhi në kohën kur qeveria e Hamdok-ut po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, e cila kishte nxitur protesta të vazhdueshme kundër ish-udhëheqësit. Protestat kanë vazhduar edhe pas rrëzimit të presidentit që kishte qëndruar për 30 vjet në pushtet.

Tre dëshmitarë thanë se sulmi ndodhi afër një ure, e cila e lidh pjesën veriore të qytetit me qendrën e tij. Afër vendit ku ndodhi sulmi është edhe zyra e kryeministrit.

“Unë e pashë momentin e shpërthimit dhe sulmit. Sulmi erdhi nga një ndërtesë e lartë”, tha njëri nga dëshmitarët, shkruan “Reuters”.

Hamdok e udhëheq një qeveri të themeluar pas marrëveshjes për ndarjen e pushtetit mes grupeve civile dhe ushtrisë. Periudha kalimtare e pushtetit pritet të zgjasë deri në fund të vitit 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme