Po e paramendoj veten e varur në murin e komunës në Mitrovicë, me hijen e arushës!
Me arushën i kam të përbashkëta disa karakteristika.
Arusha është vetmitare dhe nëse i dorëzohesh – nuk të ngacmon.
Po ashtu, sado që të jem e hollë, vetja më duket e trashë!
Adhurimi nuk preferohet, por
kryetari i Kamenicës është adhurues i kafshëve të egra. E adhuron kryemininistrin, ama nuk e adhuron si njeriun, por si kafshën e egër gjitare e mishngrënëse me një tufë qimesh në fund të bishtit, që ndodhet në disa vise të Afrikës, të Azisë…
Në Evropë jo…pradaj kryeministri jeton në Prishtinë, por vepron si luan në Afrikë.
Kryetarit të Kamenicës i duket kryeministri i rrezikshëm si luan.
Vrasës si luan.
I egër – si luan.
Me kokë në Prishtinë e me ‘bisht’ në Afrikë.
Kryeministri vullnetarisht pranon se ka ‘bisht’, si luani!
Se Luani tjera karakteristika nuk ka, përveç ‘guximit’ me të mbyt.
Është gabim edhe kuranor që kryeministri të konsiderohet – luan.
Pozita e Luanit në fenë islame është e zënë për mixhën e Profetit Muhamed, të cilin Profeti e quajti ‘Asadullah – Luani i Allahut’!
Luani është mace e madhe dhe i thonë i guximshëm sepse ta nxjerr shpirtin me adalet.
Pra, prirja për t’i mbytur të gjjtha kafshët dhe për t’i hëngër edhe njerëzit, e bëjnë luanin atraktiv kryesisht për meshkujt që tuten nga hija e vet.
Është haram (me fe) të hash luenër, por nuk është haram që luani të të hajë ty.
Por, kryetari Rahimaj shkrihet pas luanit dhe nuk e di se Luani më së shumti i tutet njeriut.
Pra, Albin Kurti si ‘luan’ më së shumti i tutët kryetarit të Kamenicës në këtë rast.
Dhe hijenës i tutët, sepse hijena buzëqesh!
Luani i tutet edhe shqiponjës. Pra, Albini i tutët shqiponjës.
Krahasimi me luanin është për gjynah, është gjetje primitive, arkaike dhe me prirje kriminale.
Me mbajt dikush pikturën time me hijen e arushës si femër simpatike që jam, menjëherë kisha mendu që u dashurua në mua.
E, me m’dasht e kam mërzi.
Veç kush dua unë…
P.S. Siç do të thoshte Donika Gërvalla:
Ju marroftë Zoti!