Kryeministri kanadez ndaloi përdorimin e armëve automatike, dy javë pasi një sulmues vrau 22 persona

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Justin Trudeau njoftoi për ndalimin e menjëhershëm të shitjes dhe përdorimit të armëve automatike në Kanada, dy javë pasi një person i armatosur vrau 22 njerëz në Nova Scotia.

Në deklaratën e kryeministrit kanadez, është thënë se do të ndalohen 1,500 lloje armësh automatike, përfshirë edhe dy armë të gjata që i përdori sulmuesi në sulmin e tij, përfshirë edhe AR-15 si dhe disa armë që janë përdorur në sulme në Shtetet e Bashkuara.

“Ju nuk keni nevojë për një AR-15, për të qëlluar një dre. Pra, vendimi hyn në fuqi menjëherë, nuk lejohet më blerja, shitja, transporti, importi ose përdorimi i armëve të gradës ushtarake”, ka thënë Trudeau.

Qeveria ka dhënë amnisti prej dy vjetësh për pronarët e armëve, derisa është duke e hartuar një plan, nëpërmjet të cilit caktohet forma e kompensimit pas dorëzimit të armëve dhe procesi për lejimin e mbajtjes në raste të caktuara.

Sipas amnistisë, armët e ndaluara mund të transferohen ose transportohen vetëm në Kanada, për qëllime specifike.

Të gjithë ata që kanë armë, duhet t’i ruajnë deri në një vendim tjetër, kur caktohet se çfarë duhet të bëjnë me to. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme