Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv për Covid-19.
Megjithatë, ai ka thënë se ndihet mirë dhe punën tashmë do ta vazhdojë nga distanca.
Njoftimi erdhi në një postim në twitter, në të cilin ai u bëri thirrje të gjithëve për vaksinim.
Trudeau tha, të enjten, se po shkonte në izolim për pesë ditë, pasi zbuloi mbrëmjen e kaluar se kishte qenë në kontakt me dikë që doli pozitiv. Ai i tha The Canadian Press, të premten, se personi ishte një nga tre fëmijët e tij.
Trudeau më parë ishte izoluar në shtëpi në muajt e parë të pandemisë, pasi gruaja e tij rezultoi pozitive.
Kanadaja ka një nga normat më të larta në botë të vaksinimit kundër koronavirusit – vaksina të cilat janë krijuar kryesisht për të mbajtur ata që infektohen të mos sëmuren rëndë.