Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH kanë organizuar konferencën ndërkombëtare për PISA 2018 me moton “Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”, e cila ka për qëllim të rris vetëdijen e të gjitha palëve për arsim dhe natyrisht të ndikoj tek qeveria që arsimi të jetë një prioritet identifikimi i asaj se si pisa mund të shërbej si motor për një vizion në të ardhmen.
Kryeministri Ramush Haradinaj, përmendi një varg problemesh e sfidash që po e përcjellin arsimin në Kosovë. Ai tha se rezultatet e testit Pisa 2015 na turpërojnë si Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Kjo është një temë shumë me rëndësi pra niveli jonë në testin pisa që është për çdo kritikë. Nuk kemi shumë kohë dhe mendoj që s mund ti humbim kohë Kosovës në këtë temë. E kemi testin pisa që na turpron ne si Kosovë. Problemet janë të shumta dhe këtu dua ti përmend disa. Seleksionimi i mësimdhënësve është një proces jo përmbajtjesor pra nuk janë marrë si profesor jo ata që ishin më të mirët pra me mesatare më të ulët. Programet parashkollore janë jocilësore dhe nuk janë atraktive. Ka një mos-koordinim të madh të veprimeve të MASht-it dhe komunave dhe vet ndarja e përgjegjësive është jashtëzakonisht jo funksional”.
Sipas Haradinajt, korrupsioni ka kaluar gjithë vendin dhe është prezent edhe në arsim.
“Shumica e shkollave janë vetëm objekte dhe jo për qëllim edukimi dhe vetkonstrukti i tyre është sikur të ishin ndërtua për diçka tjetër. Kemi probleme sepse e nuk ka inspektim. Kur po i cekmi problemet secili mund ta gjene veten dhe kemi shumë orë të humbura pra ka shumë profesor e mësimdhënës që se kanë problem që nuk janë fare në orë. Vlerësimi i njohurive pra është vërtetuar që vlerësimi i fëmijëve nuk është në mënyrë të duhur. Duke qenë kështu mendoj që është mirë me e shfrytëzua këtë moment me u përball me të vërtetën e mos të flasim për korrupsionin që na e ka kapluar vendin”.
Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, tha se janë të vetëdijshëm që kemi probleme të shumta në sferën e arsimit në vend por me pjesëmarrjen e gjithë akterëve do të bëhet një punë e mirë në këtë drejtim.
“Jemi të vetëdijshëm që nuk është niveli i duhur i arsimit në Kosovë, por siç jemi sot kështu do të rrugëtojmë së bashku që të bëjmë më shumë për arsimi. Pjesëmarrja e Kosovës në pisa 2015 na ka mundësuar të shohim se ku jemi me arsimin por edhe na ka mësuar se ku janë probleme të ne duhet të ndërmarrim masa për një arsim më cilësor. Kosova tashmë ka një bazë të mirë sa i përket zhvillimit të arsimit. MAShT ka mbështetjen e qeverisë së Kosovës dhe po ashtu donator të ndryshëm që të gjithë kemi një synim pra që është cilësia më e mirë e arsimit”
Ishte Besa Shahini, zëvendësministre e Arsimit në Shqipëri, e cila tha se reforma në trajnimin e mësimdhënësve është qenësore. Ajo përmendi reformat që po ndërmerr Shqipëria në rrugën drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit.
Ambasadori gjerman Christian Heldt, tha se pisa ka një potencial të madh për të identifikuar sfidat në sistemin arsimor.
“Ne kemi bërë përvojën në Gjermani dhe mendojmë që investimi në arsim është mënyra më e mirë për të zhvilluar kohezion në sistemin arsimore. Siç e dini në 2015 Kosova mori pjesë në vlerësimin pisa që krijoi një debat të gjerë. Ju lutem të jeni të sigurt që edhe tek ne na tronditi në 2001. Ne përfituam shumë nga ato analiza dhe për këtë arsye evokojmë përdorimin e këtij instrumenti. Njohja e faktor që duhet të bëhen reforma në arsim është një hap i madh. Pisa ka potencial të madh të paraqes sfidat në sistemin arsimit. Kjo tregon se ku duhet të vendoset leva”.